Buxhaku: Kam një detyrë të dhënë nga Komandat Ali Ahmeti

Në një intervistë për Almakos, drejtori i Qendrës për menaxhim me Kriza, z.Buxhak, i cili më herët ka patur rolin e nënkryetarit të BDI – së, deputet dy herë, nënkryetar i parlamentit, ministër dhe ambasador në Francë dhe UNESCO. Ndërsa, sot udhëheq një institucion të rëndësishëm. Ai tregon se kjo detyrë ju dha nga partia e tij, respektivisht komandanti Ali Ahmeti, siç e quan ai. Dhe se kjo, për shumë qytetarë është e njohur si qendër ka luajtur rol të rëndësishëm në raste të jashtëzakonshme, kur Maqedonia është kanosur nga vërshimet, tërmetet, etj. Buxhaku tregon se ku ka qenë kjo qendër para dy dekadave, ku është sot dhe pse e udhëheq ai, duke patur parasysh se ai ka një përgaditje profesionale dhe një bagazh të madh përvoje, për të udhëhequr një institucion më të madh se QMK-ja.

“Gjithnjë prej 2001, pra UÇK-së, kam thënë dhe e përsëris, që unë e ndjek komandantin Ali Ahmeti, por asnjëherë nuk kam këruar që të jem funksioner. Por, sipas rrethanave, nevojave, ai më ka dërguar atje ku ka menduar, të kontribuoj dhe të veproj në drejtim të përfundimit të misionit tonë si UÇK dhe rrjedhimisht si BDI dhe ai e vendosi, sipas mendimit tim që të vij këtu. Unë kam qenë drejtor i parë, në vitin 2005, kur u themelua QMK-ja, mandej pas 9 muajve më dërgoi në parlament, si ushtar duhet t’i dëgjoj urdhërat, por më vonë më dërgoi sërisht këtu. Kjo është një qendër shumë e rëndësishme, por nga keqmenaxhimi dhe qeversja e keqe gjatë dekadave, gjeta një situatë kaotike, ku përpiqem t’i vendos sendet në vijë, të merr qendra atë që është paraparë me ligj, domethënë të jetë më shumë nga ana preventive. Ne e kemi rolin e koordinimit në situata krize, por vazhdimisht është i harruar roli i preventivit të qendrës të të dhënave dhe përgaditjes së popullatës”, tha Buxhaku, për Almakos.

z.Buxhaku, ka patur disa role në jetën e tij, si ambasador, ministër apo drejtor, duke mos përjashtuar edhe rolin e deputetit. Por, thotë se të kthehesh nga Parisi, në Maqedoni është një mision për të kontribuar në këtë shtet.

“Sigurisht që të jesh ambasador në Paris është më e rehatshme, e të jesh në një qendër ku buxheti është qesharak, në kuptimin që s’mund të realizojmë detyrat që i kemi, të mos keqkuptohet kjo puna e buxheti, e kam fjalën për buxhetin për funksionim e jo për të harxhuar ne para, ka shumë keqkuptime për këtë, unë u kisha ftuar, por asnjë medium s’më ka ndjekur”, tha Buxhaku

Ai tregon për Qendrën në Tetovë, për kushtet e dobëta, që në ditët e sotme kemi kushte të vështira për punë. Thotë se buxheti i QMK –së, që e udhëheq ai, shkon për rrogat e punëtorëve dhe pak ka për mobilimin, rikonstruimin ose sanimin e zyrave. Ai shprehet se në raste të jashtëzakonshme, janë hasur me mungesën e pajisjeve elementare.

Buxhaku mendon se duhet të ndryshohet ky koncept dhe bën thirrje se QMK-ja të jetë një qendër moderne, me të gjitha kushtet, duke përfshi edhe stafin profesional, sepse është qendër për mbrojtjen e popullit nga zjarri, uji, tërmeti, etj. Organizimi dhe mobilizimi i qytetarëve në raste të duhura. Buxhaku në këtë detyrë ka tentuar dhe përpiqet që të përmirësoj situatën aktuale, pavarësisht buxhetit të vogël, që posedon QMK-ja.

Buxhaku gjatë kohës së luftës në Maqedoni ka qenë në Bruksel, po edhe pranë UÇK-së ku edhe ka luajtur një rol të rëndësishëm me organizimin e demonstratave nëpër qytete evropiane, konferenca për shtyp, paraqitje të çështjes sonë në rrethet diplomatike të BE – së dhe NATO-s. Tashmë është i njohur kontributi i tij. Por, meqë ka ndjekur zhvillimet e dy dekadave, qeverinë e atëhershme në Maqedoni, ai na tregon se çfarë e dallon dhe ku është pika e takimit të ideologjisë së asaj kohe me ditët e sotme. Poashtu se si e sheh numrin e madh të partive shqiptare në vend, por edhe atë të LSDM-së, që tashmë e ka bërë për vete elektoratin shqiptar.

“Kjo është një pyetje shumë delikate, nuk duhet të tingëllojë politikisht, në një situatë kaq të komplikuar që e kemi Alencën Shqiptare, se BDI- UÇK, në vitin 2002-2004, ka qenë ndryshe, tani ka hy në një situatë tjetër, por e përsëris atë që e tha edhe komandanti im Ali Ahmeti, është fatkeqësi se shpërbëhet vota shqiptare, humbet pesha e partive shqiptare. Me thanë se nuk është mirë që të ketë shumë parti, atëherë do të dukem egoist se vetëm BDI-ja do të fitojë. Në Amerikë, Britani ka vetëm dy parti të forta, unë dua dy parti të forta, të barabarta në forcë, që do të garojnë, ku edhe katër vjet të jetë njëra dhe katër vjet tjetra, sipas votimit, nëse ka punuar mirë fiton, ne kemi fituar zgjedhjet dhe na është vlerësuar, këtu më përpara nuk flitej shqip”, thotë Buxhaku.

Ai shton se më parë ka punuar UDB-a ose sistemet e sigurimit në zyrat e tij, dhe se LSDM do të duhet të punojë për votat që ia dha elektoriati shqiptar, madje e etiketoi Haraçinën, si votuesi ndaj kësaj partie, në zgjedhjet e fundit.

Buxhaku, për akuzat që i bëhen, thotë se gjithmonë ka patur stërkëmbëza, veçmas për shqiptarët dhe kjo është shkaku i akuzave.

“Gjithnjë ka patur xhelozi, ndaj dibranëve, në përgjithësi shqiptarëve, por veçmas dibranëve sepse kemi kapacitet, por ka xhelozi ndaj njëri – tjetrit, luftë për karrige, trillime qesharake, është një cerkuzant që del (për mua), por mediumet e kanë fajin, unë nuk dua t’i kritikoj mediumet, por nëse vjen Japonezi, duhet ta mirëpresim. Ai ka ardhë me projektin ‘Xhajka’, ku edhe na ka sjellë dy projekte për parandalimin e zjarreve dhe për mbjellje, ku në datën 10 gusht do ta nënshkruajmë, do t’ju thërras e do të jeni vetë dëshmitar, cilët gazetar do të jenë këtu për një projekt madhor”, tha Buxhaku.

Ai shtoi se bëhet fjalë për mbjellje të drunjve që pengojnë rrëshqitjen e dheut dhe dha arsyetim se ata që ndihmojnë vendin tonë duhet të mirëpriten mirë, sepse edhe e kemi traditë mikpritjen. Ai thotë se kritikat janë shumë të përhapura, por ne duhet të përqëndrohemi në punë, për të ec përpara. Për kritikën për shfrytëzimin e mjeteve financiare ai thotë se janë mediat që e përhapin lajmin, pa qenë prezent, por edhe populli është ai që keqkupton dhe keqinterpreton.

I pyetur nëse jeta e tij është e vështirë, në gjuhën frënge, ai thotë se jeta është ashtu siç e sheh dhe siç e bën vetë njeriu organizimin e jetës së tij. Ai mbetet idealist, pavarësisht barrerave në jetë.