Çfarë po ndodh? Forcat amerikane futen në Maqedoni

Gjashtë karvanë me nga 20 automjete luftarake amerikane kanë hyrë sot në Maqedoni nga vendkalimin kufitar “Deve Bair” nga Bullgaria.

300 pjesëtarët e Forcave të armatosura të SHBA-së të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Armatën e Republikës së Maqedonisë “DRAGOON GUARDIAN 17”.

Nesër dhe pasnesër, do të bëhet një stërvitje e cila do të bëhet për mbështetjen dhe trajnimin për përforcimin e procedurave operative standarde të ARM-së si dhe për zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis ARM-së dhe FA të SHBA-së.