Fazliu i PDSH-së: Lëshuam tryezën sepse kemi dallime të mëdha për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (VIDEO)

Bekim Fazilu, përfaqësues nga PDSH-ja, tha se partia e tij e lëshon tryezën sepse kanë dallime të mëdha për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, njofton Portalb.mk

“E lëshuam tryezën, për shkak të qasjes jo-korrekte të partive që janë pjesë e qeverisë dhe pjesëmarrëseve në tryezë. Kemi dallime të mëdha sa i përket zyrtarizmit të gjuhës shqipe, vlerësojmë se propozimi i tyre është mashtrim. I njëjti mashtrim dhe propozim si që është bërë në 2008-tën dhe 2011-tën, nuk zgjidh asgjë. Ne si PDSH ua dorëzuam partive tjera propozimin për gjuhën shqipe, që është bazuar në praktikat më të mira dhe moderne evropiane, perëndimore dhe në rajon, nga vende multi-etnike Kanada, Finlanda, Bosnja, Kosova.. Vlerësojmë se ky është një mashtrim i radhës për gjuhën shqipe.” tha Bekim Fazliu, njofton Portalb.mk.

VIDEO: https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1448133275276005/