Politika nuk ka qenë shumë e lehtë për Bujar Nishanin, i cili ka rrëfyer së fundi
momentet më të vështira që ka kaluar gjatë karrierës ai dhe natyrisht edhe familja
e tij. Në një intervistë për “Arena”, me gazetarin Dritan Hila, ish-presidenti ka thënë
se lajmet në media nuk kanë kaluar me aq lehtësi nga familja, duke rrëfyer dy
momente kur vërtet është tronditur nga ato që kanë shkruar gazetarët.
Sipas “GSH”, rasti i parë është një foto e gazetës “Korrieri”, kur Nishani ishte
ministër i Brendshëm.
“Pata aksidentin e parë psikologjik në 2007 kur u bëra për herë të parë ministër i
Brendshëm. Kisha 2-3 muaj që isha bërë ministër dhe nuk kisha shijuar as të
shtunë e as të diel. Më në fund pas tre muaj me insistimin e bashkëshortes sime
vendosa që të shkojmë ditën e diel për fundjavë për drekë të prindërit e mi të cilët
insistonin që të shkonim në fundjavë dhe t’i shikonim të paktën. Hipim në makinë,
marrim fëmijët me vete. Djali sapo hipi në makinë tronditet dhe bërtet më të
madhe. Ishte një gazeta “Korrieri” e cila në faqen e parë kishte foton time dhe
tërësisht fytyrën time të mbuluar me gjak me diciturën “ë rrugët e Shqipërisë kanë
ndodhur aksidente. Çfarë po bën ministri i Brendshëm?”. Unë kisha vetëm 3 muaj
që isha bërë ministër i Brendshëm. Pra pati një shok tek djali kur shikonte
fotogranë
time dhe tërë fytyrën e mbuluar me gjak. Ai moment ka qenë moment
shumë I tensionuar , unë nuk isha mësuar me këto lloj sulmesh dhe që nga ai
moment unë e menaxhova emocionin tim, por familja e ka ndjerë. Ka pasur raste
ekstreme kur kanë thënë që Presidenti në vdekje klinike, është në koma në SHBA
dhe familjarët shqetësoheshin. Natyrisht që në ambientin politik priten akuza, por
tek ne ndodhin pak të ekzagjeruara”
Gjatë emisionit Nishani ka thënë se rasti i dytë ka qenë një foto që djali i tij 18-
vjeçar kishte postuar në rrjetet sociale me mjetin e një shoku të tij. Edhe në këtë
rast, stresi i lajmeve në media ka rënduar tek familjarët e presidentit.
“Para dy apo tre vjetësh isha në funksionin e Presidentit të Republikës, djali në atë
kohë ishte 18 vjeç. Kuptohet një adoleshent 18 vjeçar, moda e facebook-ut dhe
ashon
në FB një fotogra
që ishte në aeroportin e Venës me një makinë BMË që
ishte e një shokut të tij , (e një shqiptari të emigruar në Vjenë në vitin 90, nga
familja Libohova), që e priste në aeroport, dhe menjëherë pati disa sulme
mediatike . “Ç’është kjo makinë”, “Djali i Presidentit me një makinë kaq të
shtrenjtë”, “Ku i gjejnë këto para?”. Unë me thënë të drejtën nuk u shqetësova
shumë sepse e kisha parasysh se si janë artikulimet e sotme, ime shoqe u
shqetësua dhe i tha: Ç’është kjo makinë, nuk është e jotja, pse e ke postuar? Dhe
pati një debat familjar. Djali e hoqi menjëherë dhe e pamë që u trishtua nga
mënyra sesi ne ju adresuam. Pas disa orësh e kontaktuam përsëri për t’i hequr atë
traumë sociale që i krijuam nga ai komunikim i tensionuar dhe ime shoqe i thotë:
Dëgjo Ersi. Kur babi mos të jetë më President, ti mund të postosh fotogra
me
shokët, me shoqet e tua në FB, por tani duhet të jemi pak të kujdesshëm. Dhe
përgjigjja e tij ishte (se gjithë morali i fabulës që tregova është përgjigja e tij që dha në fund): Kur babai mos të jetë president, nuk do jem më unë 18 vjeç. Kështu që familja ka pasur ato përjetimet e veta”, u shpreh Nishani.
