Haradinaj tha se janë dakorduar që Kosova dhe Shqipëria janë faktorë stabiliteti në rajon
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Dritan Demiraj.
Me Demirajn Haradinaj tha se janë dakorduar që Kosova dhe Shqipëria janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit.
