Katimerini: Shkupi zgjidhi një nga dy çështjet e diskutueshme me fqinjtë

Qeveria në Shkup dje ka njoftuar përmbajtjen e Marrëveshjes për fqinjësi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, e cila përfaqëson mbylljen e parë të frontit të jashtëm të qeverisë së re të Zoran Zaevit me një nga dy vendet fqinje të Maqedonisë, të cilat janë anëtare të BE-së, shkruan sot “Katimerini”.
Me një vështrim të thjeshtë të Marrëveshjes, duke theksuar se dokumenti e përdor emrin kushtetues të Maqedonisë, gazeta thekson se Bullgaria, në mes tjerash, do ta përmbajë Maqedonië për të marrë ftesë për anëtarësim në NATO, në përputhje me vendimet përkatëse nga takimet e kreut të NATO-s.
“Ky formulim i përgjigjet Athinës, për shkak se qartë i referohet vemdimeve nga Bukureshti, sipas të cilëve zgjidhja e kontestit për emrin është kusht themelor për hyrje të FYROM-it në Aleancën Veriatlantike.”, shkruan “Katimerini”.
Gazeta më tej pa koment ka cituar një pjesë të nenit 11, sipas të cilit dy vendet nuk kanë dhe nuk do të kenë pretendime territoriale me njëri-tjetrin dhe se asnjëri vend nuk do të lejojë që territori i tij të shfrytëzohet për veprimtari të organizatave apo grupeve, që kanë qëllim të kryejnë subverzione, veprime seperatiste apo veprime me të cilat do të kërcënohet paqa dhe siguria e shtetit tjetër.
Duke iu referuar nenit 12 i cili thotë se brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes, të dy vendet do të krijojë një komision të përbashkët ndërqeveritar, gazeta shkruan se “kjo mund të shkaktojë presion mbi Athinës.”
“Zgjidhja e kësaj çështje pritet që në praktikë të shkaktojë presion të vogël në Athinë, duke pasur parasysh se Greqia mbetet shteti i vetëm anëtar i BE në rajon që ka mosmarrëveshje me Shkupin”, komenton, “Kathimerini”.
Gazeta kujton se në takimin e fundit në mes të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic në Bruksel, të dy janë dakorduar se nuk duhet që negociatat për emrin menjëherë të rifillojnë.
“Sido që të jetë, të gjitha palët kanë vlerësuar se 2018 do të jetë jashtëzakonisht vit kritik për çështjen dhe dallimet rreth emrit”, përfundon “Katimerini”.