Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e Eden Hazardit
Sipas Radio Marca, drejtuesit e Barcelonës po mendon që ta transferoj Eden Hazardit nga Chelsea.
Gjiganti katallan, yllin belg e sheh si pasardhës të Neymarit, i cili është afër kalimit te Paris Saint Germain për 222 milionë euro/
Por, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Hazardit, pasi edhe Real Madrid tash e një kohë të gjatë po tenton ta transferoj në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell Express.
Nëse dështon pista Hazard, Barcelona është duke menduar edhe për transferimin e mundshëm të Philippe Coutinhos ose Paulo Dybalas. /Express/
