Spalletti: Nuk ka kontakte për Perisicin, do ta kundërshtoj largimin e tij

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se ende nuk ka asnjë ofertë për Ivan Perisicin.

Kroati është i lidhur me një kalim te Manchester United, por ende siç duket nuk ka asgjë konkrete nga klubi anglez.

Perisic luajti në ndeshjen që Interi e zhvilloi në Kinë kundër Bayern Munich, të cilin e fituan 2-0.

“Deri më tani nuk ka asnjë kontakt me rëndësi”.

“Disa gjëra janë siç i dini edhe ju, gjëra që ndodhin në afatin kalimtar. Nuk ka zëvendësim për të që kështu për mua kjo temë është e mbyllur”.

“Është e vërtet atë që e thonë gazetarët: koha po ecën, dhe do të jetë shumë e vështirë që ta zëvendësojmë. Do ta kundërshtoj fuqishëm shitjen e tij nëse vjen ndonjë ofertë serioze”, ka thënë Spalletti.