Zgjedhjet lokale, Kumanovë: Hoxha Rexhail Aziri bartës liste nga LR-PDSH?

Rexhail Aziri, nga Lëvizja për Reforma në PDSH, është emri më i përfolur për prijës në listën për këshilltarë në komunën e Kumanovës.

Burime tona thonë se ai është ndër të parët themelues së degës në Kumanovë, prandaj edhe emri tij sillet si kandidat potencial për këshilltarë. Këtë e vërtetojnë edhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët thonë se aktivitetet e para të kësaj lëvizje janë bërë me përkrahje dhe aktivitet pafund të hoxhës në fjalë.