Dhimbja e një nënë - Kujdeset 7 ditë për trupin e pajetë të foshnjes, nuk pranonte vdekjen e saj(video)

Këto janë pamjet dhimbshme që tregojnë një majmun që mban fëmijën e saj të pajetë në krahë.

Majmuni i vogël vdiq tragjikisht pasi ra në kontakt me telat me tension të lartë që kalonin mespërmes banorëve në Bangalore të Indisë. Ai ra menjherë në tokë dhe nëna e tij nxitoi për ta shëptuar dhe përpiqej që ta ringjallte por pa ia dalë dot mbanë.

Ajo e ka mbajtur foshnjen në krahë për disa ditë pasi refuzonte që të pranonte vdekjen e saj.

Një grup majmunësh e kishin bërë Bangalore shtëpinë e tyre, në padijeni të rrezikut vdekjeprurës të telave me tension të lartë.