Pasi u bë i ditur lajmi se tifozi Ismail Morina i njohur si ‘Ballisti’, do të ekstradohet në Serbi, filluan reagimet.
Përveç botës së futbollit, në përkrahje të Ballistit kanë dalur edhe estrada jonë, shkruan lajmi.net.
Ka qenë këngëtarja Violeta Kajtazi ajo e cila përmes një statusi në Instagram, kërkoi liri për Ballistin.
“#meBallistin” shkruan këngëtarja sipër fotos në të cilën gjendej tifozi me mbishkrimin “Liri Ballistit”.
Të njëjtën mbështetje e ka treguar edhe këngëtari Gent Fatali, duke publikuar imazhin e Ballistit në Instagram.
Kujtojmë që Ismail Morina është tifozi i cili lëshoi dronin në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.
