Edhe pas tre ditë kërkimi, nga Grujevski dhe Boshkovski asnjë shenjë e zë. Këto tre ditë policia ka kërkuar në shumë lokacione në Mavrovë dhe Shkup si dhe vende tjera ku ka dyshime se mund të jenë fshehur dy të dyshuarit, transmeton Zhurnal.mk
Pas ish shefit të njësisë së V në DSK Goran Grujevski dhe bashkëpunëtorit të tij Nikolla Boshkovski kërkim ka sjellë dhe Interpoli pasiqë policia e Maqedonisë ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë.
Ministri Spasovski ka kërkuar të hetohet se pse urdhër arresti nga gjykata në MPB është valëvitur për katër orë me rradhe dhe se pse gjykatësit nuk kanë kërkuar që të dyshuarit të ndiqen dhe të jenë nën kontrollë.
