Ekskluzive: Pas incidentit me armë në Vushtrri, Blero tregon ngjarjen si ndodhi

Sonte në Vushtrri, në një klub nate të quajtur “Smile Group Morena” ka ndodhur një incident me armë dhe sipas raportimit të medieve është plagosur menaxheri i këtij klubi.
Ngjarja ka ndodhur përpara se të fillojë koncerti i këngëtarit Blero Muharremi, që sonte do duhej të këndonte atje.

Lajmi.net ka arritur që të kontaktojë me këngëtarin i cili ka thënë se ai dhe stafi i tij janë mirë dhe se ishte në prapaskenë teksa ndodhi ngjarja.

“Ne jemi mirë, ishim në prapaskenë derisa atje jashtë ndodhi incidenti. Më pas u bë shumë rrëmujë aty dhe pse ndodhi një gjë e tillë nuk e di” janë fjalët e Bleros.

Ai ka shtuar se do të jetë përsëri në këtë qytet në ndonjë datë tjetër pasi nuk do t’i dëshpërojë asnjëherë fansat e shumë të tij.