Mediat serbe i kanë kushtuar një hapësirë të madhe vendimit të gjykatës së Dubrovnikut për të ekstraduar në Serbi Ismail Morinën me kërkesë të këtij shteti pas ngritjes së dronit në ndeshjen e tetorit të vitit 2014, përcjell Albeu.com.
Blic.rs i referohet tubimit të lajmëruar sot nga tifozët e kombëtares shqiptare duke e cilësuar atë si një formë presioni ndaj qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të liruar Ismail Morinën.
Ato shprehen se reagimi i tifozerisë mund të nxisë autoritetet që të ndërhyjnë më shumë për t’a liruar Morinën.
“Ismail Morina është me origjinë nga Kukësi i Shqipërisë dhe pavarësisht se jeton në Itali, ai bën udhëtime të gjata për të ndjekur ndeshjet e kombëtares shqiptare”., - shkruan Blic. /albeu.com/
