Policia nuk mundet ta gjej ish drejtorin e drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevskin dhe bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkovski, ish punësuar në DSK. Një natë më parë policia bastisi shtëpitë e tyre po të pandehurit nuk ndodheshin në shtëpi.
Policia bëri të ditur pa shumë detaje se Grujevski dhe Boshkovski ndodhen brenda Maqedonisë dhe po fshihen ose mundet që ilegalisht të jenë larguar nga vendi, duke pasur parasysh faktin se pa pasaportë ato nuk munden ta lëshojnë Maqedoninë.
Sipas disa informacioneve te portalit “Rrugadrejt”, Grujovski dhe Boshkovski, dy bashkëpunëtorët më të afërt të Sasho Mijallkovit, për herë të fundit në Maqedoni janë vërejtur në Zajaz, para se të lëshojnë Maqedoninë. Ndryshe nga fshati Zajaz janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, partnerët besnikë të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit, shkruan ky portal që është akuzuar për afërsinë me Lëvizjen Besa dhe anonimitetin e drejtuesve të tij.
