Para 30 minutave ka ndodhur një aksident i madh në rrugën Gostivar-Kërçovë gjegjësisht afër fshatit Kolari./Tetova1
Në rrugë janë përplasur dy vetura ku janë lënduar shoferët. Pas aksidentit ka arritur ambulanca e Ndihmës së Parë ku të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Kërçovës. Rruga deri në këto momente është e bllokuar nga policia deri sa vetura të tërhiqet nga rrjeta mbrojtëse pasi siç shihet në fotografi vetura gati të rrëzohet në kanal./Tetova1
Policia është në vendin e ngjarjes ku merr masa për zbardhjen e aksidentit.
