Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Jalë-Dhërmi.
Burime bëjnë me dije se makina ishte e tipit BMW, me targa angleze “TNZ 2840” shkruan BW.
Në makinën e cila u kthye përmbys ndodheshin 3 të rinj, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, BMW ishte me shpejtësi të madhe dhe ky ishte shkaku që automjeti u përmbys. /albeu.com/
