Deskoska: Po hapen vende të reja pune në universitete

Me kërkesë të universiteteve, janë të miratuar vende të reja pune dhe janë angazhuar mësimdhënës të rinj në universitete, ka njoftuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska në rrjetin social Facebook.

“Filloi procesi i mbajtjes dhe kthimit të shkencëtarëve të rinj në Maqedoni. Me kërkesë të universiteteve, janë miratuar vende të reja pune dhe janë angazhuar mësimdhënës të rinj në universitete. Ky është vetëm fillimi … Procesi vazhdon …”, ka shkruar Deskoska, duke aluduar në proceset reformuese në kuadër të qeverisë së re në të gjitha sferat, duke përfshirë edhe atë të shkollimit të lartë. /FLAKA/