Gazetat spanjolle të bindura se Barcelona do ta transferojë yllin e Liverpoolit (Foto)

Duket se Philippe Coutinho është gjithmonë e më afër kalimit te Barcelona.

Sipas të përditshmes katalunase, Sport.es, braziliani është një hap larg Barçës.

Lojtari tash e disa kohë i ka shprehur Liverpoolit synimin e tij për t’u larguar nga Liga Premier dhe tani gjiganti nga La Liga është afër mbylljes së marrëveshjes.

 

Ky kalim pritet për konkretizohet për 80 milionë euro.

Për yllin e Reds ka shprehur interesim edhe Paris Saint Germaini, por që kur ka filluar telenovela ‘Neymar’, thashethemet janë ndalur paksa.