Grushtohet deputetja franceze, në tregun e Parisit

Një burrë u arrestua pasi goditi një grua nga partia e Presidentit Emmanuel Macron në kokë në një periferi jugore të Parisit.

Laurianne Rossi, 33 vjeç, u përball me njeriun derisa po shpërndante fletushka në tregun Bagneux. Ai shprehu zemërimin ndaj policikës qeveritare të Macron, tha Rossi për mediet lokale. Ky është sulmi i dytë nga një politikani francez në një vend publik në muajt e fundit. Zonja Rossi i tha gazetës Le Parisien se ishte e tronditur, raporton BBC, transmeton Periskopi.

“Ky njeri ishte qartazi armik i politikës së qeverisë së shumicës. Ai po fliste fjalë të dhunshme”, tha ajo./Periskopi/