Zuher Ali: ”Ranë munafikët e sën u pamë”

Bissmilahi Rrahmani Rrahim
“Me emrin e Allahut mëshirue mëshirplotë”
Falenderimet dhe lavdrimi i takojnë Allahut xh.sh., bamirësit të përgjithshëm, mëshiruesit, sunduesit të Ditës së Gjykimit, Kriuesit të gjithësisë dhe mirëmbajtësit të saj.
Salavatet më të përzemërta ia dërgojmë figurës më të shëndritur të historis njerëzore , pengamberit tonë të dashur dhe të pa haruar Muhamedit a.s., si dhe prindërve të tij, shokëve të tij,dhe gjithë ummetit të tij.
E falenderojmë Allahunxh.sh që na dha mendje që të kuptojmë, na dha sy që të shiqojmë, na dha veshë që të ndëgjomë, na dha gojë që fjalët e Tij ti transmetojmë, na dha zemrën që të jetojmë e punojmë, si dhe na e dha shpirtin që imanin ta shijojmë.

Titulli i lartë përmendur ” Ranë Munafikët e sën u pamë ” më dha vullnetë që sado pak ti them disa fjalë nga shpirti për njerëzit e kohës sodit që dita ditës po shumëfishohen me këtë ves të keq, e që duan gjithë botën ta kontrollojnë , edhe duke e ditur se koj botë është kalimtare, pra këto do të mundohem ti radhisë në bazë të fjalëve të Kuran dhe Hadithet e Resulu-llahit a.s si dhe ndodhive siç na ndohin në jetën e përditëshme.

All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:
” Ue la telbisul - hak bil-batili ue tektumul - hak’ka ue entum taëlemun ”
( Mos e vishni të drejtën me tështrembrën dhe mos e fshihni të drejtën! Por edhe ju e dini se jeni duke i bërë këto punë ). EL- BEKARE - 42 -
Ky ajet u është drejtuar dijetarëve (munafik) që manipulonin në kohën e Musait a.s
Të jesh jo - besimtarë dhe të bësh munafikllëk është më e lehtë, se sa të thiresh në emer të Islamit e të kesh fytyrën e shejtanit.
Munafikllëku fitohet shumë lehtë; duke filluar nga : injoranca, xhelozia, të betuarit rejshëm për të fituar bindje ndaj dikujt, se kinse ki është dashamirë i çdo kujtë, me një fjalë duke fituar zemrat e njerzve a humbur dashurin ndaj Allahut, kur të sëmuret zemra, të dobësohet imani, e kur të dëbsohet imani, dashurohesh te shejtanit.

Allahu xh.sh i ka bë me dije krijesës njeri, se për çdo lëvizje që bën në tokë, shpërblimin apo dënimin e ke në Kura’n, mirëpo njeriu le të mos mendoj se është i vetmi që bënë mirë në tokë, apo keq sepse kësi llojë njerzish kishte edhe gjatë kohës të Sulejmanit a.s, Ibrahimit a.s, Musait a.s, Isës a.s si dhe Muhamedit s.a.ë..s.
të përmendeësh gjitha ndodhit e pengamberëve që u ndodhën nga ana e munafikëve
(për shpifje) janë të shumta, por kam zgjedhur vetëm rasitn që i thonin Muhamedit a.s:
O Muhamed ne jemi me ty dhe besojmë në atë çka thëret, kur u takoheshin me udhëheqësit e tyre ( pa besimtarë ) thonin ne jemi me ju,

a thua vallë përfundoi kjo periudhë e munafikllëkut gjatë kohës së Pengamberit a.s, apo vazhdon akoma të ushqehet ki grup sot e kësaj dite, dhe do të vazhdojë deri në
Ditën e Kijametit.

Sot bota moderne që u zhvillua nga disa grup njerëzish ka bërë që përmes mediave internetit dhe fjalë njerëzish ( munafik ) kan futë urrejtje në mesin e njerëzimit a në veanti në mesin e muslimanëve, dhe pastaj duke u shfaqur në opinion thiren se, ne jemi për pajtim,
jemi paqësor.

Nerëzit me mision (munafikllku ) gjithmonë kan qenë ata që kanë bërë përçarje në familje, shoqëri, miqësi, dhe tek besimtarë në përgjithësi, por herët apo vonë Zoti u’a nxjerë në shesh të bëmat e tyre.

Muslimanët që me të vërtet i kanë frik Zotit, nuk kanë zemer të bëjnë kështu lojra munafikllëkeësh, mirë po kohëve të fundit mundë të gjejmë njerëz me numër shumë të pakët, sepse sot pa fije turpi njerizimi mundohet të fitojë dashuurin e njerëzve,
nëse se nuk ke fituar dashurin e Allahut, ike humbur të dy dashurit, si at Hynore edhe atë njerëzore.
” Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën All’llahu ua shton ”
El - Bekare - 10.

” In temesekum hasenetun tesuëhum ue in tusibkum sej’jietun jefrehu biha ue in tesbiru ue tet’teku la jedurr’rrukum kejduhum shej’en in’ne-ll’llahe bima jaëmelune muhijtun ”
( Nëse ju bije ndonjë e mirë, ajo i keqëson ( e i mjeron ) ata edhe nëse ju u bie ndonjë e keqe, ata ata gëzohen për këtë; por, nëse ju bëni durim dhe ruheni prej mëkatesh, dhelpërit e tyre nuk ju dëmtojnë aspak, sepse Zoti me diturinë e vet, është rrethues i punëve të tyre )
Ali Imran -120.

Kur Zoti ta mundëson të përparosh si një kriesë e Tij, në drejtimin që ka zgjedhur duke u shoqëruar me njerëz të ndershëm besatarë dhe që i kanë frikë Zotit, gjithmonë të pa drejtit
( minafikët ) mundohen të gjejnë alternativa si e si të përçajn atë shoqëri të shëndoshë , duke ju thënë ky është kështu e kështu, vallë lindë pyetja cfar kriese është ki i mjerë ?.
përgjigjja është :
se këto gjestë i bëjën ata llojë njerëzish që ekan humbur rrugën në oborin e tyre.

Ajo që na jep kurajo dhe forcë të vazhdojmë këtë dashuri për hir të Zotit është, se neve si besimtarë nuk na frikësojnë trillimet e tyre kundrejt neve, sepse fjala e Zotit na bëri të fortë dhe të pa ndarë si shoqëri duke na thënë:
” In jensurukumu - ll’llahu fela galibe lekum ue in jakhdhulukum femen dhel’ledhij jensurukum min badihi ue ale - ll’llahi feljetevek’kelil - muminune ”
( Nëse ju ndihmon Zoti, për ju nuk ka ndonjë që t’ju mundë ( në gjithë botën ); dhe , nëse, Zoti ju turpëron, kush mundë t’ju ndihmojë veç Tij! Prandaj besimtarët le të mbështeten vetëm në All’llahun! ).
ne nuk frikësohemi nga askush a në veçanti as nga Munafikët, se mos vallë po na e marin riskun e dunjas, kur ne e dimë se risku i dunjas është vetëm në dorën e Zotit, pra ne nuk duam asgjë më shumë për veç se asaj që e ka shkruar Zoti për ne në
” Leuhi Mahfudh ”

” Ue ma kane linefsin en temute il’la bi idhni - l’lahi kitaben meuxhe’xhelen ue men jurid thevabe-d dun’ja nuëtihi minha ue men jurid thevabel-ahireti nuëtihi minha ue senexhzi sh - shakirijne ”
( As një njeri nuk vdes pa lejen e Zotit dhe vdekja ndodh sipas asaj që është shkruar në tabelën e ruajtur ( Lehu Mahfudh ) ku është shkruar vdekja e secilit. Kujtdo, që dëshiron interesin e dunjasë, Ne i japim prej saj; dhe kujtdo që dëshiron shpërblimin e ahiretit, edhe atij ia ajapim atë. Ne do t’u japimshpërblimin atyre që falenderojnë.

Ashtu siç e fillum fillimin e këti shkrimi, le të mbetet edhe mbarimi i tij: ti falenderohemi Zotit të gjithësis nga mirësitë që na i dha ti shijojmë, që nga ato shpritërore
(ibadete etj), deri tek bereqetet, si dhe Xhennetet e Tij në ahiret Insha’Allah.

Le të mbeten të rehatshëm munafikët, se koha e dhënjes së llogaris është shum afër.

Për në fundë po e përfundoj këtë shkrim me pyetjen As’habëve drejtuar Resulu-llahit a.s:
As’habët pyetën : O Pengamber i Zotit cfar po bëjnë tani ( munafikët ),
Muhamedi a.s tha : Ato janë në gaflet.