Gostivar, vidhet stoli ari me vlerë prej 40 mijë euro

Janë rikthyer vjedhjet në rrethinën e Gostivarit. Është vjedhur stoli ari në një shtëpi në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit. Hajnat me arin në vlerë 40 mijë euro largohen në drejtim të panjohur, njofton Sekori për Punë të Brendshme.

Dje rreth orës 10 e 15 minuta në Stacionin Policor në Gostivar, B.B. 27 vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme, ka paraqitur se natën mes datave 29 dhe 30 të këtij muaji persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij. Sipas MPB-së, vjedhësit janë ngjitur në ballkonin e katit të parë të shtëpisë, dhe nga deria e ballkonit kanë hyrë në dhomën e gjumit, nga ku kanë marrë ari me vlerë prje rreth 40 mijë euro. Hajnat, pasi e kanë kryer vjedhjen, janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendngjarje hetim ka kryer një ekip i SP-Gostivar. Merren masa për gjetjen e vjedhësve dhe për zbardhje të plotë të rastit. Edhe pse numri i vjedhjeve të kësaj natyre është zvogëluar, dukuri të tilla të vjedhjeve paraqiten në kulmin e sezonit të dasmave, ndërkaq hajnat shfrytëzojnë çdo mundësi eventuale për të kryer veprime të vjedhjes në mjete materiale me vlerë. /FLAKA/