Mukoski ka marrë dy mijë euro për harxhime rrugore për një muaj

Krsto Mukoski nga VMRO-DPMNE, Alija Kamberoski nga PEI dhe Agim Shaqiri nga BDI janë tre deputetë të cilëve u është paguar më shumë harxhime rrugore, tregojnë të dhënat për pagesë të kompensimeve në mars dhe prill. Çdonjëri nga ato të tre ka marrë mbi 150 mijë denarë, kurse i pari në listë është Muksoki, transmeton FLAKA.

Gjatë marsit deputetët nuk punuan aspak, derisa pjesën më të madhe të prillit ishin në punë. Bëhet fjalë për periudhën kur në Kuvend mbaheshte seanca konstituive, kurse me 27 prill ishte edhe sulmi në shtëpinë ligjvënëse nga protestuesit e “Për Maqedoni të përbashkët”.

Për Krsto Mukoski i cili udhëton nga Vevçani, i janë paguar saktë 156.356 denarë (rreth 2.500 euro). Pjesa më e madhe në prill, 117.766 (thuajse dy mijë euro).

Nëse mesatarja mujore për harxhimet e deputetëve lëviz rreth dy mijë euro në muaj, atëherë Muksoki nga viti tjetër, nëse Kuvendi punon gjatë gjithë kohës pos pushimeve, do të merr më së paku 22 mijë euro për një vit. Ngjajshëm sikurse ish deputetja e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva. FLAKA