Anëtari i BDI-së, Valon Bela ka paralajmëruar se ai bashkë me grupin e tij është afër largimit nga BDI, transmeton Gazeta Lajm. Lajmin e ka bë të ditur vetë Valon Bela përmes një postimi në facebook.
“Të nderuar miq dhe dashamirë,
Ju informoj se unë dhe grupi im politik, pas konsultimeve, jemi pranë marrjes së vendimit për distancim të përkrahjes sonë ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsyeja kryesore është mosrealizimi i marrëveshjes politike. Ne mendojmë se 5 vite do duhej të ishin të mjaftueshme për realizimin e marrëveshjes pavarsisht se shërbimet nga ana jonë por edhe përkrahja nuk kanë munguar.
Si çdo send tjetër që ka fundin e tij/saj, edhe justifikimet boshe për mosrealizimin e marrëveshjes kanë fundin e tyre prandaj shumë shpejt edhe do të dalim me vendim final.
Ju faleminderit dhe mirëmbetshi”, ka shkruar Bela.
