Kemi cilësi dhe Shkëndija do vazhdojë më tej

Skuadra e Shkëndijës është duke zhvilluar përgatitjet e fundit në Tetovë para se udhëtojë drejt Strumicës, ku të enjten, do të zhvillojë sfidën kthyese të raundit të tretë eliminator të Ligës Europa, kundër skuadrës së Trakai-t. Futbollistët kuqezi, Ivan Çelikoviç dhe Besart Ibraimi janë optimist se Shkëndija mund të përsëris suksesin e vitit të kaluar dhe të kalojë në garat e play Off-it dhe se kualiteti është në anën e skuadrës tetovare.

“Mendojë se ndeshja e parë ishte më e keqja në këto eliminatoret e deritanishme. Ndodhi një gjë e tillë. Thjeshtë ata nuk kanë bërë diç më shumë, por ne kemi dhënë autogola dhe kemi bërë gabime që nuk mund të lejojmë të ndodhin. Mendojë se kualiteti është në anën tonë dhe këtë do të zgjedhim shumë shpejt……..Rezultati nuk është me rëndësi, por Shkëndija të kalojë më tej….” tha mes tjerash mbrojtësi I KF Shkëndija, Ivan Çelikoviç. Ndërkohë Besart Ibraimi beson në unitetin e ekipit edhe pse është i vetëdijshëm në mungesën e Vujçiçit, Cuculit dhe Stenio Zhuniorit.

“Normalisht se unë jam optimist për këtë ndeshje. Shpresojmë se me angazhimin e të gjithëve do të vijmë deri te qëllimi kryesor, e ajo është kualifikimi i mëtejmë,” tha Besart Ibraimi, i cili do të jetë rreziku kryesore i skuadrës tetovare drejt portës së Trakait.

Përballja Shkëndija – Trakai, zhvillohet më 3 gusht në stadiumin “Mladost” në Strumicë.