Delegacioni i lartë i Republikës së Bullgarisë i udhëhequr nga kryeministri, Bojko Borisov, ka arritur në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë, ku i ka pritur kryeministri, Zoran Zaev, ministrat e Qeverisë së Maqedonisë dhe Garda e Nderit të Armatës së Maqedonisë
Në ora 13:35 pritet që të nënshkruhet marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërkaq në ora 13:50, kryeministrat Zaev dhe Borisov, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
