Qeveria në seancën e mbrëmshme e ka hapur debatin për miratimin e projekt-ligjit për gjuhët.
Pas diskutimit fillestar është konstatuar se ka nevojë për koordimin të mëtutjeshëm me qëllim që të arrihet dakordim për mënyrën e imlementimit të zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht të precizohen kompetencat të cilat do të dalin nga ligji në lidhje me dy trupat, të cilat duhet që të formohen: Agjencisë për aplikimin e gjuhëve, si dhe Inspektoriatit për përdorimin e gjuhëve.
Projekt ligji për përdorimin e gjuhëve pas përcaktimit të kësaj do të vendoset përsëri në rend dite në ndonjërn nga seancat e ardhshme qeveritare, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
