Zaev dhe Borisov sot nënshkruajnë Marrëveshjen

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, sot në Shkup do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Në orën 12:35 është paraparë takim tet-a-tet mes Zoran Zaevit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bojko Borisovit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, ndërsa anëtarët e delegacioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë do të kenëp takim bilateral në orën 12:55.

Në orën 13:35 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë nga ana e Zoran zaevit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bojko Borisovit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë.

Si pjesë përbërëse e kësaj ceremonie janë edhe Memorandumet për bashkëpunim që do të nënshkruhen nga ana e Ministrive të resorit, të Transportit, respektivisht Energjetikës dhe Ekonomisë, më pas nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Minsitrisë së Transportit, TIK dhe Komunikimeve të R. së Bullgarisë dhe Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve të R. së Maqedonisë për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe lidhjes ndërmjet vendeve, si dhe nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim në sferën e gazit natyror ndërmjet R. së Bullgarisë dhe R. së Maqedonisë.

Janë paraparë takime të minsitrit të Transportit, TIK dhe Komunikimeve të R. së Bullgarisë, Ivajllo Moskovski dhe minsitrit të Transportit dhe Lidhjeve të R. së Maqedonisë, Goran Sugarevski (14:20-14:50), takim i ministres së Energjetikës të R. së Bullgarisë, temenuzhka Petkova dhe minsitrit të Ekonomisë të R. së Maqedonisë, Krshnik Bekteshi (14:20 – 14:50). takim i minsitrit të Mbrojtjes të R. së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov dhe ministres së Mbrojtjes të R. së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska (14:20 – 14:50) dhe takimi i minsitrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me zëvendëskryeministren për reforma juridike dhe minsitre e Punëve të jashtme të R. së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva (14:25 – 14:50).

Në orët e pasdites, nikoqirë të delegacionit të lartë shtetëror të Republikës së Bullgarisë do të jenë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Programi i vizitës zyrtare tëp Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë vazhdon ditën në vijim (e mërkurë, 2 gusht) me shprehje të prëbashkët nderi me rastin e festës nacionale Ilidnen në kishën Shën Spasi në Shkup. Me atë rast, në orën 8:00, kryeministri Zoran Zaev do të ketë fjalim me rastin e festës në sheshin para kishës Shën Spasi.

Më pas, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov do tëv endosin kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit.

Kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit do të vendosin edhe anëtarët e tjerë të delegacionit, pas çka mysafirët nga Republika e Bullgarisë do të nisen drejt aeroportit “Aleksandri i Madh”, qëndron në kumtesën nga Qeveria e Maqedonisë.