Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, i cili këto dy ditë ishte në vizitë zyrtare në Maqedoni dhe me kryeministrin Zoran Zaev e nënshkruajtën marrëveshjen historike për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, u vozit me Mercedesin kotravers prej 600.000 euro i cili me dëshir të ish kryeministrit Nikolla Gruevski e porositi ish ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska, transmeton FLAKA.
Borisov dje në suaza të vizitës zyrtare u takua edhe me liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Gruevski, ndërsa në pres-konferencë me Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes tha: “Me VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevskin i cili është pjesë e Partisë Popullore Evropiane kemi punuar shumë në arritjen e Marrëveshjes mes dy vendeve dhe ishim shumë pranë nënshkrimit të saj”.
Megjithatë, VMRO-DPMNE opozitare edhe pas takimit me Borisov mbeti në qëndrimin se nuk do ta përkrah marrëveshjen që duhet ta ratifikojë Kuvendi.
Borisov me Merecedesin luksoz prej 600.000 euro u shtetit si lideri i parë i huaj i cili vjen në vizitë zyrtare në mandatin e kryeministrit Zaev në Maqedoni. FLAKA
