Goditet banda e hajdutëve, bënin kërdinë në lokale dhe dyqane

Policia e Durrësit ka arritur të zbulojë dhe godasë një grup personash që vidhnin, të gjithë minorenë, dhe që ishin kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve dhe marketeve në qytetin bregdetar. Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit bëjnë të ditur se katër të arrestuarit janë: H. D., 15 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje; A. A., 15 vjeç, banues në Durrës; E. Z., 14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë; E. Xh., 14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i proceduar më parë për vjedhje.

Ndalimi dhe procedimi i tyre u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtare, për ngjarjet si më poshtë vijojnë: Më datë 25.05.2017, në lagjen Nr. 3., Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E. V., ku kanë marrë 90,000 lekë. Më datë 02.06.2017, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë TV dhe kompjuterë lojërash Playstation. Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr. 5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K. C., ku ka marrë 5 000 lekë. Më datë 16.07.2017, në lagjen Nr. 8, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L. Z., ku kanë marrë 9 000 lekë.

Më datë 21.07.2017, në lagjen Nr. 12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S. J., N. K., dhe K. K., ku kanë 50,000 lekë dhe një aparat fotografik. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr. 15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S., ku kanë marrë disa paketa cigare. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr. 3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetases S. Ç., ku kanë marrë 3 000 lekë. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T. S., ku kanë marrë 10 000 lekë. Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I. E., ku kanë marrë 10 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.