Tarifa e lirë e rrymës elektrike, të kthehet edhe gjatë ditës, kërkojnë qytetarët

Nga Komisioni Rregullator tani për tani nuk japin detaje lidhur me atë se kur mund të pritet vendimi përfudimtar sa i përketë kërkesës së qeverisë për të rikthyer tarifën e lire të energjisë gjatë orëve të ditës.
Në ndërkohë qytetarët me pa dyrim presim një vendim të tillë.

“Energji e lirë elektrike më së shumti ka nevoj prej pas dite atëhere i kryejm obligimet tona shtëpike dhe përgadisim ushqimin”…

“Pa dyshim se duhet të ketë tarif të lirë të energjisë. Me pa durim pres vendimin përfundimtar për këtë gjë sepse nuk përballohen faturat stratosferike të energjisë elektrokie”…

“Pa marr parasysh tarifë të lirë duhet të ketë jo vetëm gjatë mbrëmjes por edhe gjatë ditës”…

“Mendoj se tarifa e lirë e energjisë elektrike është e nevojshme gjatë vikendeve, kur popullata është në shtëpi dhe i kryen obligimet e gjithë javës”, shprehen qytetaret e anketuar.

Procedura për tarifën e lire të energjisë elektrike është në rishqyrtim të Komisionit rregulallator të erngjitikës që nga muaji i kaluar. Qeveria kërkon të bëhen ndryshime në sistemin e tarifës për shitjen e energjisë elektrike për amvisritë dhe të konsumatorët e vogjël të energjisë.

Për të realizuar këtë Qeveria nuk ka parashikuar që të bëjë subvencionimin e kompanive energjetike, por është paraparë që të shfrytëzohen rezervat e energjisë nga kursimet e kompanive energjetike.

Plani i qeverisë është që amvisrit të kenë brenda javës së paku nga 2 orë energji elektrike me tarifë të lirë.