Prapa skenave të Samitit të liderëve të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, Kryeministri i Maqedonisë me delegacionin e SHBA kanë rënë dakord për një emër të ri për Maqedoninë, që ajo të hyjë sa më shpejt në NATO. Zaev nga amerikanët ka kërkuar mbështetje për referendumin që do të mbajëpër të ndryshuar emrin, sepse ka frikë nga trazirat.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev i ka prezantuar dje, në Samitin e Podgoricës, në një takim me dyer të mbyllura, nënkryetarit amerikan Majk Pens planin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, mëson Sputnik nga burime të afërta me delegacionin maqedonas.
Zaev para Pensit ka paraqitur disa propozime për emërin e ri të Maqedonisë, kështu që Republika e Maqedonisë në të ardhmen mund të quhet “Maqedonia e Epërme”, Maqedonia Veriore” apo “Republika e Maqedonisë (Shkup)”.
Shkup para një vendimi të vështirë: Përsëri tradhtojnë serbët apo tradhtojnë aleatë
Siç mëson Sputnik, Pens e ka informuar Zaevin se grekët, të cilët deri më tani kanë bllokuar rrugën e Maqedonisë drejt eurointegrimeve për shkak të emrit, janë pajtuar me propozimet e ofruara. Zaev, sipas këtyre burimeve, ka kërkuar ndihmë për realizimin e planit, sepse qytetarët e Maqedonisë në mënyrë decide janë kundër nrdyshimit të emrit të shtetit, edhe pse në arenën ndërkombëtare republika e Maqedonisë është e njohur nën referencën IJRM.
Aleksandar Mitevski nga Qendra për hulumtime dhe analiza në Shkup për Sputnik thotë se këto fjalë janë përhapur edhe në Maqedoni, por nuk është në gjendje për t’i konfirmuar këto spekulime e as për t’i demantuar.
“Unë nuk do të çuditesha nëse kjo do të ishte e vërtetë, sepse një gjë e till[ përshtatet me programin e reformave që Zaev ka shpallur, reformë kjo që ka filluar që të zbatohet tashmë. Reformat e quajtura ‘3-6-9’ janë hapi i parë për depërtimin e Maqedoninë drejt integrimeve euroatlantike. Pjesa e parë e kësaj reforme në kohëzgjatje prej tre muajsh, janë për të ndryshuar emrin e Maqedonisë, për të cilën gjë tashmë, Zaev ka biseduar me liderët e rajonit, që nga Edi Rama e deri tek Denis Zvizdiq duke kërkuar mbështetje. Që gjërat të lëvizin në këtë drejtim,flet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Bullgarinë, e cila gjithashtu deri më tani ka pasur problene të kësaj natyre, thotë Mitevski.
Ai kujton se për ndryshimin e emrit të vendit është i nevojshëm edhe ndryshimi i Kushtetutës, që do të thotë se në Kuvend Zaevit do t’i duhen dy të tretat e deputetëve. Zaev, përkujton Mitevski, ka bërë me dije se çështjen e emrit do ta vendos në referendum, gjë që siç dihet, nuk është e favorshme, ” Sepse kemi përvoja të këqija me këto lloj të shprehjes së demokracisë”.
“Në qoftë se do të mbahet një referendum me të gjitha rregullat dhe pa malverzime, me siguri që një gjë e tillë nuk kalon. Problemi qëndron nëse referendumi do të manipulohet.”, thotë Mitevski.
Zaevi hapur në Podgoricë tha se nga SHBA-ja pritet ndihmë në zgjidhjen e të gjitha problemeve që Maqedonia sa më shpejt të anëtarësohet në BE dhe NATO.
Kryeministri maqedonas për këtë temë ka biseduar në Triestë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili i ka propozuar që Maqedonia në të ardhen të quhet “Maqedonia e Epërme”.
Maqedonia tani më dhjetë vite nuk mund që të anëtarësohet as në NATo e as në BE, pasi Athina kërkon që Maqedonia ta ndryshojë emrin, duke argumentuar se ky ëmër i takon Greqisë.
Nga Kabineti i Zaevit e mohojnë një gjë të tillë.
“Çdo gjë që është diskutuar me nënpresidentin Pens ne e kemi njoftuar edhe zyrtarisht (në faqen e internetit të qeverisë),”, kanë thënë për Tanjug nga kabineti i kryeministrit zaev.
Në faqen zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë, shkruan se Zaev në Podgoricë ka pasur një takim bilateral me nënpresidentin amerikan Majk Pens, i cili, siç thuhet, ka thënë se Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA-së, si dhe ata përmbajnë politikën e qeverisë dhe përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.
