Besa pa anëtarë në KSHZ për zgjedhjet lokale, mbetet Bedredin Ibrahimi?

Kjo situatë mund të ndryshojë pasi pritet që së shpejti lidhur me ankesat për këto lëndë të vendosë Gjykata e Apelit në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.

Prokuroria Speciale kërkonte për Sërcevin dhe Ibrahimin masa kujdesi – marrje të pasaportave, por edhe ndalesë për kryerjen e aktiviteteve të punës që kanë të bëjnë me veprën penale për të cilën dyshohen. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Mirëpo Këshilli treanëtarësh penal në Gjykatën Themelore Shkup 1 ka vendosur që të mos pranohet asnjëra prej masave të propozuara nga PSP për këta dy anëtarë të KSHZ-së.

Në KSHZ askush nuk mund të garantojë nëse Ibrahimi dhe Sërcev do ta keqpërdorin funksionin edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi paralajmëroi se do t’i shpallë më 6 gusht që të mbahen më 15 tetor të këtij viti.

Sipas praktikës së deritanishme, KSHZ përbëhet nga anëtarë profesionistë dhe nga anëtarë të cilat i propozojnë katër partitë që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit. Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, katër partitë më të mëdha janë VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe Lëvizja Besa.