Mickoski: Në marrëveshjen me Bullgarinë nuk janë të definuara gjuha dhe kombi maqedonas

VMRO DPMNE-ja sot përsëri vlerësoi se Qeveria ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë, në të cilën sipas tyre nuk janë të definuara kombi dhe gjuha maqedonase.

Hristijan Mickoski nga VMRO DPMNE, në konferencë për shtyp kërkoi nga deputetët e LSDM-së të mos e mbështesin këtë marrëveshje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e kukullave të social-demokratëve, përmes zëdhënësit të tyre gënjejnë kur thonë se në marrëveshje janë të definuara gjuha dhe populli maqedonas. Ose Boshnjakovski nuk e ka parë marrëveshjen, që është skandaloze, ose e gënjen opinionin që është skandal më i madh”, tha sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ai shtoi se në marrëveshje, askund nuk përmendet ose definohet kombi maqedonas si tërësi e veçantë identitare, e as populli maqedonas si tërësi e veçantë.

Ai në fund tha se në marrëveshjen me Bullgarinë ka formulime të turpshme, duke shtuar se formulime të tilla Bullgaria nuk ka me asnjë vend tjetër.