Neymar sërish me mesazh emocionues në Instagram (Foto)

Neymar është shumë aktiv në Instagram pas transferimit në PSG

Ylli brazilian, Neymar sërish ka bërë një postim në Instagram, ku ka falënderuar ish shokët e skuadrës.

Së bashku me mesazhin, Neymar ka publikuar disa foto nga koha e kaluar në Barcelonë, shkruan Express.

“Ju uroj të gjitha të mira juve, faleminderit për këto vite të lumtura që kam kaluar të ju. Unë jam i bekuar që kam luajtur me ju. Një nga arsyet që kam ardhur në Barcelonë ishte Leo Messi’, ka shkruar Neyamr. /Express/