A po hyn vallë në Qeverinë e Zoran Zaevit, “VMRO për Maqedoninë”, koalicion i krijuar në nëntor të vitit të kaluar, para zgjedhjeve parlamentare, nga VMRO-popullore, Dinjiteti dhe Të bashkuar për Maqedoni?
Kjo pyetje lind pas paraqitjes së Den Donçevit si kandidat i mundshëm për të udhëhequr Fondin shëndetësor të Maqedonisë, i cili ka qenë edhe shef i Shtabit Zgjedhor i këtij koalicioni, të përbërë nga partitë e Lubço Georgievskit, Lube Boshkovskit dhe Stojanço Angelovit.
Donçev, ish drejtori i Telekomit të Maqedonisë, i cili për një kohë të gjatë jeton dhe punon në Australi është përmendur si zgjidhje e mundshme për pozitën e drejtorit në ELEM, ku akoma udhëheq Hristijan Micovski, sekretar gjeneral aktual i VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, siç mësohet jo zyrtarisht, pozita e drejtorit në Fondin Shëndetësor, në të cilin është akoma Sasho Stefanovski nga VMRO-DPMNE-ja, mund t’i ofrohet Donçevit. Ai për momentin është në pushim në një vend fqinj, por pritet që të hënën të kthehet në vend dhe të kuptohet nëse ai do të udhëheq planifikimin me arkën e shëndetësisë.
Konstandin Kratovaliev, nënkryetar i partisë Të bashkuar për Maqedoninë, parti që udhëhiqet nga Lube Boshkovski, thotë se këto informacione tani për tani janë spekulime dhe se pret që nga e hëna të kristalizohen gjërat.
Ai kujton se edhe para zgjedhjeve u tha se koalicioni “VMRO për Maqedoninë” është i gatshëm të kontribuojë në ndërtimin e një shteti të ri, demokratik dhe ekonomikisht të begatë, së bashku me qeverinë e re,me të cilën do t’i ndanin të njëjtat interesa.
“Me Qeverinë e tanishme kemi shumë pikëpamje të ngjashme në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit dhe në drejtim të politikës ekonomike. Në këtë kontekst, në qoftë se nga ne kërkojnë zgjidhje të përshtatshme kadrovike, gjë që na përshtatet edhe neve, atëherë në kushte të caktuara do të mund që të participonim në ndërtimin e një shteti të ri demokratik.”, thotë Kratovaliev.
Në pyetjen se këtyre ditëve ka pasur bisedime për zgjidhje konkrete kadrovike, Kratovaliev thotë se takime dhe bisedime me përfaqësues nga koalicioni i tanishëm qeverisës nuk janë ndërprerë në asnjë moment, por se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë ofertë konkrete, e as ka marrëveshje në letër.
Edhe pse Donçev ishte dëshmitar kyç në mbrojtjen e Zoran Zaev në kontestin gjyqësor me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në rastin e “Makedonska Banka”.
