Stop Nepotizmit

Bujamin SALIJA ( 04.08.2017)
N e p o t i z m i : rrjedh nga italishtja “nepote” që do të thotë, nip, e cila ka hyrë në përdorim nga praktika e papatit të dhënies favore të veçanta të afërmve të tyre. E thënë më saktë nepotizëm, nënkupton punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Sidoqoftë, degradimi që vihet re në çdo aspekt, është përshkak se n e p o t i z m i dita ditës po rritet.

Nepotizëm nënkupton duart e liga që nuk e njohin dhe nuk i frikësohen Zotit. Këta njerëz nuk e mendojnë llogarinë e vështirë Ditën e Kiametit dhe nuk duan t’ia dinë nëse po e rrënojnë popullin për hir të interesave të tyre meskine.

Nepotizmi, materializmi, egoizmi, parazitizmi, karrierizmi, oportunizmi, pragmatizmi dhe shumë vese të liga të tjera, duhen dëbuar një herë e përgjithmonë nga jeta jonë. Dukuri të tilla janë më të rrezikshme sesa sëmundjet organike, pasi pasojat e tyre janë mbi të gjithë shoqërinë. Heshtja para kësaj dukurie nënkuptonë je pjell e nepotizmit