Thellohet rreziku për Gruevskin, ky është vendimi i fundit i Apelit (VIDEO)

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën e Qendrës gjatë qershorit të vitit 2013, dhe solli vendimin që, provat e grumbulluara nga materialet e përgjuara mund të përdoren si argument në procedurën penale.

“Gjykata e Apelit Shkup, më datë 04.08.2017 ka sjell vendi, me të cilin e pranoi ankesën e Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe ka shfuqizuar vendimin e sjellë nga Gjykata themelore Shkupi 1 me të cilin nga materialet e lëndës janë larguar materialet e incizuara të prezantuara si prova në lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendër.

Me këtë vendim provat e siguruara nga materialet e përgjuara mund të përdorën si argument në procedurën penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit, përcjell SHENJA.