Një aksident me një të vdekur dhe 4 të plagosur është shënuar mëngjesin e sotëm në Thumanë të Krujës.
Furgoni i mallrave ku udhëtonin dy persona është përplasur me një BMV ku udhëtonte një familje shqiptare nga Maqedonia.
Në aksidentin e shënuar rreth orës 05:00 (5 gushtit 2017) u plagos rëndë dhe humbi jetën në Spitalin Ushtarak Tiranë drejtuesi i furgonit, 38 vjeçari Z.T. Pasagjeri që udhëtonte me të, dhe i identifikuar me inicialet E. D, 34 vjeç banues në Kukës është plagosur.
Në makinën ku udhëtonte familja shqiptare nga Maqedonia dhe që drejtohej nga shtetasi V.M. 41 vjeç, banues në Maqedoni janë plagosur dhe ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën fëmijët e drejtuesit të mjetit, V. M. 12 vjeç, B. M. 9 vjeç dhe F. M. 63 vjeçe,e ëma e tij
