Autoritetet italiane japin alarmin se hapësira detare Shqipëri-Itali është kthyer në një autostradë e trafikimit të drogës. Vetëm mbrëmjen e së premtes u arrestuan dy skafistë shqiptarë dhe u sekuestrua 2 tonë marjuanë.
Hapësira detare mes Shqipërisë dhe Italisë, nga shumë media të vendit fqinj konsiderohet prej kohësish si “autostrada detare e drogës”. Kjo me të drejtë, pasi në detin e Adriatikut trafikantët e drogës që nisen nga shqipëria lulëzojnë në biznesin e tyre të paligjshëm.
Mbrëmjen e së premtes, një gomone qe po transportonte droge u kap ne det ne ujera nderkombetare, gjate nje Operacioni te perbashket antidrogë te policive të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi, me mbështetjen ajrore të Frontex. Sipas njoftimit te policise shqiptare, gomonia e fuqisë së lartë me tre motorë u bllokua pas nje ndjekjeje te gjate ne det per gati 5 ore. Dy skafistet, qe ishin ne bordin e mjetit lundrues jane vene ne pranga në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit, të drejtuar nga avioni i Frontex. Gjatë ndjekjes, ata kanë hedhur në det rreth dy tonë marjuanë, që u rikuperua më pas nga policia italiane.
Sa I përket trafikut të drogës nga Shqipëria me anë të skafeve në detin Adriatik, mediat italiane kane publikuar dhe disa detaje hetimore. Bëhet fjalë për një letër me kontakte dhe listë importi të drogës nga Shqipëria dhe Brindizi. Letra është përpiluar nga 3 shtetas italianë që janë arrestuar ditë më parë. Mësohet nga Brinidizreport se ata janë në konkurrencë për trafikun e drogës me një bandë shqiptare që drejtohet nga Besmir Hameti, I cili gjendet në burg që prej 11 janarit. Në atë kohë ai u arrestua në bordin e një gomone me 1.9 ton marjuanë.
