Informacion për të gjithë ata që kanë biletë për Superkupën

Për te shijuar ndeshjen e Superkupës, Federata e Futbollit të Maqedonisë I kushton vëmendje disa momenteve, përcjell Aktuale.mk.

Planifikoni që të vini një orë e gjysëm para fillimit të ndeshjes që më lehtë të vini deri tek ulësja juaj.

Ejani me transport publik ose veturën parkoni sa më larg nga arena ‘Fili i Dytë’. Mbushni telefonin me bateri pasiqë do të keni mundësi të bëni foto dhe video interesante.

Për shkak të motit të nxhetë, siguroni pije, ndërkaq në pauzën e parë planifikoni pije shtesë brenda stadiumit.

Nëse dëshironi që në maksimum të shijoni euforinë e futbollit atëherë ejani në zonat ku janë të stacionuara fansat e dy ekipeve, të Mancesterit rreth përmendores së Nënë Terezës ndërkaq të Real Madridit do të jenë në sheshin “Filipi I Dytë’.