Kjo është arritja historike që e gëzoi Alban Skenderajn (Foto)

Një lajm të mirë që e pa sot e konsideroi si arritje historike për shqiptarët.
Këngëtari Alban Skenderaj në Instagram ka hedhur një fotografi të lajmit ku thuhej se në Maqedoni tashmë do të përdoret edhe gjuha shqipe, shkruan lajmi.net

Lajmi e gëzoi tej mase atë pasi në foto ishte edhe poezia e Naim Frashërit ‘Gjuha Jonë’, duke lënë të nënkuptohet se mesazhi që kjo strofë ka dhënë, po shkon në vend.

Ky po qe eshte lajm! Arritje historike 👏🏼🙏🇦🇱🇦🇱🇦🇱 #Repost @top_albania_radio with @repostapp ・・・ Merr dritën jeshile përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni. Më në fund, Qeveria miratoi projektligjin e shumë debatuar dhe të kërkuar me forcë nga partitë shqiptare. Në draftin që tashmë pritet t’i kalojë Parlamentit për diskutime në shtator, përcaktohet se veç maqedonishtes, edhe shqipja është gjuhë zyrtare në Maqedoni, por nuk do të jetë në uniformat e ushtrisë e në kartmonedha, ndonëse u përfol një mundësi e tillë.

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on