Këngëtarja Shkurte Fejza ka bërë histori me këngët e saj gjithë kushtrim, ku në secilen prej tyre ka lënë nga një pjesë shpirti e zemre, shkruan “Kosovarja”.
I ka kënduar Kosovës, tokës së përvuajtur, trimërisë e trimave, mërgimtarëve dhe çdo fjalë e saj ka zënë vend direkt në zemrat e dëgjuesve, duke u dhënë motiv, duke e forcuar e ngritur si kala dashurinë për atdheun.
Shkurte Fejza edhe sot mbetet ikonë e muzikës folklorike e popullore, më e angazhuara kudo, sepse ajo ja di “dhimbjen” këtij populli, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e shumë hiteve ka ecur me kohën, pasi në videoklipet e viteve të fundit e shohim moderne, sharmante dhe ende të pa konkurrencë.
Me gjithë bagazhin e saj, kontributin, logjikën dhe atë çfarë përfaqëson, lehtë do të mund ta kishte një vend në Kuvendin e Kosovës.

Të shtojmë se këngëtarja Shkurte Fejza ka marrë shumë mirënjohje për kontributin e saj, e ndër to edhe titullin “Mjeshtër i Madh”, dhënë nga Presidenti Nishani.