Para 6 muajsh më 29 Janar të këtij viti për arsye propaganduese BDI liferoi një lajm në portalet e afërta me të se gjoja qeveria e atëhershme VMRO-BDI ka zyrtarizuar gjuhën shqipe.
Më këtë grackë ranë shumë shqiptar dhe mediume nga Shqipëria. Por që gafa të jetë më e rrëndë urime për zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni kishin bërë edhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe ish presidenti shqiptar Pandeli Majko.
“Partia Demokratike përshëndeti arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni.
“Përveç stabilitetit politik në Maqedoni, marrëveshja të cilën faktori i bashkuar shqiptar ia doli ta përcaktojë si kusht për krijimin e qeverisë së re, është një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni”, theksohet në deklaratën e PD-së.
Sipas PD-së, kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.
“Progresi në përfaqësimin e shqiptarëve në pozicione kyçe të qeverisë së re është një garanci se kjo platformë do te zbatohet. Prania shqiptare përcaktuese në qeverinë e re të Maqedonisë është një garanci për procesin e qendrueshem të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, theksohej në komunikatën e PD-së asokohe.
Ndërsa në atë kohë zyrtarizimin e gjuhës shqipe na uroi edhe Pandeli Majko: ““Në Maqedoni pranohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare.
Ky është akti më i rëndësishëm pas Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan kështu Majko në profilin e tij në Tuitter derisa aludon në marrëveshjen e fundit që pritet të arrihet për qeverinë e re.” /Tetova1
