Zjarri në fshatin Koritë aktivizohet sërisht (Video)

Zjarri i cili është aktiv prej katër ditësh në fshatin Koritë, e i cili ishte largë vetër tre kilometra nga fshati, edhe përskaj intervenimeve mbrëm deri pas mesnate, nuk shuhet. Zjarri fuqinë e tij e kishte në bjeshkët e fshatit Koritë në kufi me fshatin Gurgunicë dhe me Makedonski Brodin, vend ky nga i cili edhe mendohet të ketë ardhur zjarri, pasi atje ka zjarre aktive për mbi dy javë.

Edhe sot flakët janë shfaqur sërisht në bjeshkët e këtij fshati. Mbrëmë Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka qendruar mes banorëve të Koritës. Kreu Bejta qendroi në Koritë për mbi tre orë dhe diskutoi mbi situatën që mbretëron. Poashtu, ai ka bërë një deklaratë për mediat, ku ka shprehur keqardhjen e tij për situatën alarmante në këtë fshat.

“Ndajmë shqetësimin tonë me banorët e fshatit Koritë. Më kontaktuan banorët dhe u nisa drejt fshatit Koritë të jem bashkë me banorët e fshatit. Kontaktova me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe po merren masa për të dalur në ndihmë të banorëve të Koritës. Ndodhemi në Stanin e Fejzulla Seferit, ku për mrekulli ka shpëtuar bagëtija e tij. Kontaktova me drejtorin e Drejtorisë së Kullotave, Lulzim Fejzullahu dhe do të angazhohemi t’i dalim në ndihmë Fejzullahut i cili është një nga kultivuesit më të mëdhenj të dhenve në rajonin e Pollogut”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Navzat Bejta, mbrëmjen e shkuar nga Korita.

Më në rrezik nga zjarri në Koritë ishte stani i Fejzulla Seferit, ku për mrekulli ka shpëtuar bagëtija e tij.
Banorët e fshatit Koritë janë shprehur falemenderues ndaj kryetarit Bejta, i cili mbrëmë qëndroi mesin e tyre.
Edhe në Gusht të vitit 1965, gjegjësisht para 52 vitesh, fshati Koritë ishte përfshi nga një zjarr i madh. Pas gjysmë shekulli sërisht në muajin Gusht, në këtë fshat shpërtheu zjarr.