Anketa: Ja cili politikan i pari do ta braktiste Maqedoninë

Sasho Mijallkov është politikani tjetër i radhës, funksionar lidhur me rastin e PSP-së që do të arratisej nga Maqedonia. Kështu janë prononcuar shumica e qytetarëve të anketuar në anketën online të Civil Media, njofton Plusinfo.

Të anketuarit konsiderojnë se pas Mijallkovit, valixhet do i mblidhnin me radhë: Mile Janakievski, Martin Protogjer dhe Gordana Jankullovska, ndërsa i pesti është ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Në anketën me gjithsej 228 qytetarë 64 (28%) konsiderojnë se politikani pasues lidhur me rastet e Speciales e që do mund të arratisej është Mijallkov, 35 (15%) kanë paraparë Mile Janakievskin, 34 (15%) Martin Protogjerin, 29 (13%) Gordana Jankullovskën dhe 24 (11%) Nikolla Gruevskin.

Vlladimir Talevski dhe Elizabeta Kançevska- Milevska e ndajnë vendin e gjashtë, ndërsa asnjëri nuk beson se Ilija Dimovski do të arratisej nga Maqedonia.