Lideri i Partisës Lëvizja për Ripërtritjen Serbe, Vuk Drashkoviq, konsideron se Serbia duhet ta pranojë palnin e Ahtisarit dhe realitetin e krijuar në Kosovë. Ai ka theksuar se është realitet fakti që Kosova tashmë është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së dhe Bashkimit Evropian, ndëras Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vërtetuar se me shpalljen e pavarësisë nuk janë shkelur konventat e OKB-së.
“Edhe pse me vonesë, duhet të pranojmë dokumetnin e Ahtisarti, si bazë për vazhdimin e dialogut të Brukeslit me shqiptarët. Kosova përbëhet nga 90 për qind shqiptarë dhe vetëm 6 për qine serbë” ka deklaruar Drashkoviq në një tekst autorial të botuar sot në gazetën serbe Blic.
Ai ka theksuar se “është realtet fakti që Kosova tashmë është pranuar nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së dhe Bashkimit Evropian, ndërsa Gjykata Ndërkombëgare e Drejtësisë ka vërtetuar se me shpalljen e pavarësisë, nuk janë shkelur konventat e OKB-së”.
“Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovë është vetëm në preambulën e Kushtetutës së saj. Duke qenë robër të kësaj norme, që është krejtësisht jashtë ralitetit, Serbia po përjeton vetëm humbje të mëdha politike, zhvillimore, demokratike dhe financiare” ka deklaruar ai në një tekstin autorial të botuar sot në të përdishmën serbe Blic.
“Duhet të nënshkruajmë marrëveshjen për normalzimin e përgjithshëm të marrëdhënive me Kosovën, sepse armiqësia shuhet vetëm përmes miqësisë” shkruan Drashkoviq.
“Me planin e Ahtisarit, Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë, apo t’i bashkohet ndonjë territori tjetër, garantohet përdorimi i serbishtës dhe alfabetit cirilik, dy shtetësia për serbët, pastaj 10 vende të siguruara në Parlamentin e Kosovës dhe e drejta e vetos për çdo ligj që rrezikon të drejtat e tyre nacionale, fetare dhe qytetare”, nënvizon Drshkoviq.
Ai ka rikujtuar se Marti Ahtisari, i dërguari i Sekretrit të Përgjithshëm të OKB-së, kishte propozuar në mars të viti 2007 planin e tij për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, që ishte pranuar nga shqiptarët, por ishte refuzuar nga Serbia, ndërsa dokumenti i Ahtisarit për statusin përfundimtar të Kosvoës ishte bllokur në Këshillin e Sigurimit nga Rusia.
