Pas ndërrimeve të shumta të pozitave të vendeve për drejtorë nëpër institucione në Maqedoni, edhe një vend i është ndarë Gostivarit. Bëhet fjalë për d-r Trajçe Neshkoski i cili është emëruar drejtor i ri në Institutin për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve në Shkup, transmeton FLAKA.
Neshkoski vjen në krye të këtij Institucioni i cili është i specializuar për përkujdes ditorë dhe më gjatë, arsimim, punë për përparim, jetë rekretaive sportive dhe kulturore, si dhe mbrojtje shëndetësore të personave me pengesa të kombinuara në zhvillimin intelektual.
Në valën e ndërrimeve para disa ditësh, edhe një tjetër mjek, gjegjësisht d-r Nexhati Jakupi nga Gostivari, u emërua drejtor i Klinikës për kirurgji torokale dhe vaskulare në Shkup. FLAKA
