Haradinaj: Respekt për guximin e Teuta Rugovës që veproi si babai i saj para 13 vitesh

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj me anë të një statusi në facebook ka reaguar ndaj shkrimeve në disa media, që pretendonin se Dardan Gashi dhe Astrit Haraqija e bindën Teuta Rugovën ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Ai ka thënë se përfshirjen e këtyre personave e ka kuptuar nga mediat, dhe se nuk kanë përzier asgjë në këtë proces, trasnmeton lajmi.net

“Jam i befasuar me qëllimet e disa mediave që ta komprometojnë një të vërtetë të mbështetjes që Familja Rugova i ka dhënë Ramushit për kryeministër, duke implikuar lloj lloj emrash në teoritë konspiratve të tyre. Unë mund t’iu them se unë e filanat e fisteket qe jane zene ngoje, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Kaq kemi qenë të përzier në këtë proces. Po “rrena e marrja, hala nuk e ka qelë varrë kërkend në këtë vend”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ai e ka përgëzuar Teuta Rugovën për guximin, duke thënë se ka vepruar si babai i saj para 13 viteve.

“Veç vazhdoni se një ditë do të turpëroheni nga fjalët e rrenat tuaja, sepse unë kam punë me të menqur, se sa të merrem me denoncimin e shpifjeve të flliqta që bëni!Rrespekt te pa fund per geximin e Teutes qe e beri te njejten veprim siq beri baba i saj para 13 vitesh”, ka thënë Daut Haradinaj.