Izet Mexhiti dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski inspetuan realizimin e procesit të asfaltimit në rrugën “Kemal Ataturk”

Në rrugën “Kemal Ataturk” të Komunës së Çairit po përmbyllet procesi i asfaltimit me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit dhe riparimin e trotuareve. Për të inspektuar dinamikën dhe kualitetin e realizimit të punëve sot në vendngjarje ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.
Bashkëpunimi institucional mes Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit po jep rezultate të dukshme të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.